Elvana ka një mesazh pas publikimit të këngës

Mediale Vip

Elvana ka një mesazh pas publikimit të këngës

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 13:07
Elvana Gjata

Elvana Gjata ka falënderuar bashkëpunëtorët që e ndihmuan të rikthehet me këngën e bukur 'Tavolina e mërzisë'.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Elvana Gjata dje ka publikuar projektin e saj “Tavolina e mërzisë”, e interpretuar tejet bukur nga artistja.

Për muzikën dhe vargjet e kësaj kënge u përkujdesën Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku dhe për aranzhmanin Darko Dimitrov. 

Elvana ka falënderuar të tre dhe ndjehet krenare që ka punuar me ta. 

“Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku jane 2 legjenda te Kosoves dhe jam krenare qe punuam bashke! Faleminderit qe hyte ne shpirtin tim dhe e thuret kete muzike dhe keto vargje.. Faleminderit qe hyte ne shpirtin tim dhe e thuret kete muzike dhe keto vargje.. Thank you @darkodimitrov The best!”, ka shkruar Elvana krahas videos së publikuar në Instagram. 

Po ashtu, artisja është shprehur e lumtur se kjo zemër u ka prekur zemrat fansave. 

“Te jem e sinqerte ndjesia eshte gjithmone si heren e pare… dhe smund te rri pa thene qe me ben pafund te lumtur qe ju prek zemren kjo kenge njesoj si mua..”, ka shkruar më tej ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat