Ukraina sqaron tërheqjen nga Eurovisioni: Vendin nuk mund ta përfaqësojë dikush që mban koncerte në një vend agresor ndaj territorit tonë

Mediale Vip

Ukraina sqaron tërheqjen nga Eurovisioni: Vendin nuk mund ta përfaqësojë dikush që mban koncerte në një vend agresor ndaj territorit tonë

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 07:10
Këngëtarja Maruv

Ukraina është tërhequr nga Festivali Evropian i këngës, pas problemeve disaditore, pasi nuk mund te gjenin një performues.

Këngëtarja Maruv e kishte fituar të drejtën që ta përfaqësonte vendin e saj në Tel Aviv në muajin maj, mirëpo kishte refuzuar të nënshkruante marrëveshje me emetuesin ukrainas, UA:PBC, për këtë arsye është përjashtuar.

Pas largimit të saj, emetuesi shtetëror vendosi të shkonte më poshtë në listë, mirëpo edhe të tjerët refuzuan , ashtu që shefi ekzekutiv i UA:PBC, Zurub Alasania, njoftoi se vendi nuk do të merrte pjesë.

“Ukraina nuk do të marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës 2019. Kompania kombëtare publike e emetimit të Ukrainës është tërhequr nga pjesëmarrja në konkurrim evropian të këngës për vitin 2019”, ka shkruar ai në Facebook.

Anna Korsun, emri i vërtetë i Maruv, kishte refuzuar ta nënshkruante kontratën që ia ndalonte koncertet në Rusi.

“Festivali është një mundësi për secilin vend që ta shfaqë veten në arenën ndërkombëtare dhe për secilin performues që të shërbejë si ambasador i vendit dhe të fitojë mbështetës nga e gjithë bota”, thuhet më tej në deklaratën e Alasanias.

Më tej, qartësohet se Ukrainën nuk mund ta përfaqësojë një artist që mban koncertet në një vend që ka qasje “agresore ndaj territorit të vet” duke iu referuar konfliktit disavjeçar me Rusinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat