Ju kujtohet Stërmbesa e Skëndërbeut! Tashmë prezanton dhe të vëllain

Mediale Vip

Ju kujtohet Stërmbesa e Skëndërbeut! Tashmë prezanton dhe të vëllain

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 13:56
Sophie Kastriota

Sophie Kastriota njihet tashmë si një prej pasardhëseve të familjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeut

Vajza 21 vjeçare është  mjaft e talentuar në muzikë dhe në fushën e aktrimit. Sofia gjithmonë është shprehur krenare për origjinën e saj dhe është e pranishme në evente kombëtare e shoqëruar nga familja e saj, kryesisht në Kosovë.

Ajo ka prezantuar tashmë vëllain e saj Benjamin Kastrioti, me rastin e ditës së tij të lindjes. Në profilin e tij në instagram nuk mungon postimi i heroit kombëtar.

Gjaku i tyre rrjedh direkt nga djali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, nga Gjoni, nipi Ferrante dhe stërnipi Pardo dhe stërstërnipi  Federico.

Ata janë gjenerata e 14-të e fisit të kastriotëve.  Ata  jeton  në Brisbane të Australisë. Sophie ka treguar kohë më parë  se nëna e saj është duke punuar për një film artistik mbi jetën e Skëndërbeu, i cili ende nuk është publikuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat