Aktori që "çmendi" femrat në vitet '90 pëson goditje në tru

Mediale Vip

Aktori që "çmendi" femrat në vitet '90 pëson goditje në tru

Më: 1 mars 2019 Në ora: 07:20
Luka Perry

Aktori i famshëm, Luka Perry ka përfunduar në spital pasi pësoi goditje në tru të mërkurën në Los Anxhelos.

52-vjecari arriti kulmin e famës kur u bë pjesë e shfaqjes amerikane “Beverly Hills, 90210” dhe aktualisht bën rolin e Fred Andrews në shfaqjen Netflix të Riverdale.

Mediat amerikane po raportojnë se infermierët u thirrën në shtëpinë e tij në Sherman Oaks para se ai të dërgohej në spital.

Luke kishte qenë në skenat e xhirimeve në Los Anxhelos për një film.

Një përfaqësues i Perry tha për BBC se ishte "aktualisht nën vëzhgim në spital" duke mos dhënë detaje të tjera për gjendjen e tij shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat