Motrat Kardashian bashkohen për të "shkatërruar" tradhtaren 21-vjeçare

Mediale Vip

Motrat Kardashian bashkohen për të "shkatërruar" tradhtaren 21-vjeçare

Më: 1 mars 2019 Në ora: 08:18
Jordyn Woods, motrat Kardashian

Jordyn Woods është emri më i komentuar në familjen Kardashian pasi ishte shkaku i ndarjes së Khloe nga Tristan.

Ajo ka guxuar që të dalë në një intervistë për të treguar versionin e saj të historisë pasi motrat Kardashian janë bërë bashkë për ta "shkatërruar".

21-vjeçarja është përfshirë në skandalin e tradhtisë me Tristan Thompson, i cili ishte partneri i Khloe, me të cilën kanë një vajzë 10 muajshe.

Jordyn do të japë një intervistë për "Red Table Talk" në një transmetim LIVE në Facebook, këtë të premte me Jada Pinket Smith.

Sipas TMZ, modelja zgjodhi këtë vend për të treguar historinë pasi Jada nuk është paragjykuese dhe dëshiron që të deklarojë pendimin e saj për publikun. Ndër të tjera, Jordyn konsiderohet si një pjesë e familjes për klanin Smith sepse e quan "xhaxha" aktorin Will.

Mbetet për tu parë nëse familja Kardashian do falë shoqen e ngushtë të Kylie Jenner apo do të vendosin përfundimisht që ta "fundosin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat