I bëjnë ofertë për të blerë klikime, ky është reagimi i Vesa Lumës!

Mediale Vip

I bëjnë ofertë për të blerë klikime, ky është reagimi i Vesa Lumës!

Më: 1 mars 2019 Në ora: 12:36
Vesa Luma

Fenomeni i blerjes së klikimeve në kanalin ‘Youtube’ nga ana e këngëtarëve tonë është ende mjaft prezent.

Ndonëse disa kanë arritur ti rezistojnë këtij trendi ata vazhdojnë të marrin oferta për blerjen e tyre madje në një çmim të volitshëm.

Një ofertë të tillë i ka ardhur edhe këngëtares së njohur, Vesa Luma e cila nuk ka hezituar që ta publikojë në llogarinë e saj në ‘InstaStory’.

Ajo ka deklaruar se një gjë e tillë ta humb frymëzimin për punë.

‘Ndodhë edhe kjo, veç 800 dollar, e kush mu frymezu mas këtij mesazhi” ka shkruar Vesa.

Ndërsa, Vesa Lumi po punon në projekte të reja muzikore pas kthimit nga Zelanda e Re.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat