Një nga yjet më të popullarizuara të reality TV, 38-vjeçarja Kim Kardashian, ka vendosur ta kërkojë ndihmën e fallxhores së famshme Theresa Caputo. Kardashianja ua kumtoi fansave të saj në profilin Instagram lajmin për seancën me 52-vjeçaren, e cila u bë e njohur përmes emisionit Long Island Medium.
"Ëndrrat vërtetë realizohen", ka shkruar reality ylli 38-vjeçar në fotografinë ku pozon me fallxhoren dhe shtoi se mezi po priste t’ua tregonte fansave detajet e takimit.
Gjithashtu, Kim në Twitter e lavdëroi 52-vjeçaren fallxhore, duke e quajtur shoqërimin me të një 'përvojë të pabesueshme'.
Përndryshe, Kim në reality shown e saj 'Keeping Up With the Kardashians' deri më tani disa herë e ka shprehur dëshirën që ta njoftojë fallxhoren, kryesisht për shkak të kontaktit me babanë e vdekur, të cilin shpreson se përmes Theresa Caputo do të mundë ta realizojë. Ende nuk dihet nëse në seancë mori pjesë vetëm Kim apo asaj i janë bashkuar edhe motrat e tjera të klanit të famshëm.