Mësuesit në Kosovë i kishin thënë Dua Lipës se nuk ka zë dhe se këndimi nuk është për të

Mediale Vip

Mësuesit në Kosovë i kishin thënë Dua Lipës se nuk ka zë dhe se këndimi nuk është për të

Më: 2 mars 2019 Në ora: 08:21
Dua Lipa

Shqiptarja Dua Lipa e cila është shndërruar në një yll të madh botëror, nuk e kishte këtë shtytje nga mësuesit e muzikës në Kosovë. E vlerësuar së fundi me Grammy dhe Brit Awards, Dua Lipa përpjekjet për muzikë i kishte nisë si e vogël në Kosovë.

New York Magazine kishte shkruar një shkrim më herët për këtë përballje të Dua Lipës, ku mësuesit në Kosovë i kishin thënë se nuk ka zë, dhe po sipas këtij shkrimi, një mësuese kishte shkuar aq larg sa atëherë i kishte thënë se ajo nuk mund të arrij notat e larta dhe këndimi nuk është për të.

Dua Lipa sot konsiderohet si një ndër yjet më shpërthyese në botë dhe karriera e saj pos në muzikë, tashmë është edhe në film dhe në kampanja të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat