Dikur rivale me emisionet e pasdites, Jonida Shehu ka një pyetje për Rudina Magjistarin

Mediale Vip

Dikur rivale me emisionet e pasdites, Jonida Shehu ka një pyetje për Rudina Magjistarin

Më: 2 mars 2019 Në ora: 09:29
Jonida Shehu dhe Rudina Magjistari

Moderatorja e njohur Jonida Shehu ka qenë së fundmi e ftuar në “Trokit”, ku u pyet nëse e shihte si konkurrente Rudina Magjistarin atë kohë kur drejtonte emisionin e pasdites.

“Programet e pasdites janë një format më i vështirë sepse e para është i përditshëm, e dyta e ke më të gjerë audiencën sepse programet me tematika të dedikuara, duhet të flasësh për histori personazhesh, për ngjarje që ja vlen të diskutohen, për kuriozitet, gjëra të reja, kjo e bën pak më të vështirë.

Por unë kur kam bërë pasditen nuk kam menduar që po bëj një emision për gra. Secila bën punën e vetë, secila është nën presionin e raporteve të audiencës dhe atij filtrit profesional. Prandaj nuk besoj se ndonjëra nga prezantueset apo moderatoret apo autoret e pasdites ka për konkurrencë kolegen. Nuk punon duke pasur parasysh çdo ditë Anilën, Rudinën, Jonidën, Bietën”, u shpreh Jonida.

Ndërsa kur i thanë se çfarë pyetje do i bënte Rudinës, Jonida u përgjigj: “Do e pyesja si e ke gocën?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat