Kush i “prishi” Sabriun e Sinanin?

Mediale Vip

Kush i “prishi” Sabriun e Sinanin?

Më: 2 mars 2019 Në ora: 10:38
Sabri Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu

Sabri Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu prej shumë vitesh kanë kënduar dhe janë shoqëruar bashkë.

Pothuajse ata kanë ndërtuar karrierën në krahë të njëri tjetrit, por kohën e fundit nuk po shihen bashkë.

Dhe, krejt kjo ftohje raportesh mes tyre akma nuk dihet se ku e ka gjenezën.

Dy nga zërat më të dëgjuar dhe kërkuar kudo, tani nuk është se frekuentohen shumë mes vete si dikur.

Ata ishin pjesë e së njëjtit menaxhim, por me të dal Sabriu nga ky menaxhim, duket se raportet e dy këngëtarëve tanimë janë ftohur.

As Sinani e as Sabriu publikisht nuk kanë thënë se janë acaruar raportet e tyre, por e vërteta është se ata duket se i kanë ndarë rrugët tashmë si Shkurta e Shyhretja!

Sabriu e Sinani për çdo fundvit sillnin këngë e bashkëpunime, por vitet e fundit ata nuk po sjellin më!

E derisa dyshja e lartëpërmendrur të deklarohen rrethë raporteve të tyre, ne ua sjellim një bashkëpunim të tyre të dikurshëm që ta dëgjoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat