Kritikohet Burberry për koleksionin e ri: Vetëvrasja nuk është modë

Mediale Vip

Kritikohet Burberry për koleksionin e ri: Vetëvrasja nuk është modë

Më: 2 mars 2019 Në ora: 19:24
Modelja

Në “London Fashion Week”, shtëpia e modës “Burberry” ka prezantuar xhupat të cilët kanë shkaktuar vëmendje shumë të madhe negative të publikut. Në të vërtetë, fjala është për xhupin i cili në vend të shiritit shtrëngim të kapuçit ka lak të madh i cili të kujton litarin për vetëvrasje.

Ky koleksion nuk është pritur mirë dhe ka marrë kritika negative. Liz Kennedy, modelja që kishte veshur bluzen në pasarelë, reagoi në Instagram për të shprehur frustrimet e saj duke kujtuar se sa e bezdisshme ka qenë për të përgjatë provave dhe parakalimit në sfilatë me veshjen në fjalë. “Vetvrasja nuk është e modës, nuk është diçka magjepsëse dhe meqenëse kjo shfaqje i është dedikuar të rinjve që shprehin mendimin e tyre, po e nis unë. Riccardo Tisci dhe kushdo tek Burberry si mund të lejoni një veshje të tillë me një litar rreth qafës, si ai që përdoret për t’u vetvarur në tavan.”, shkruan modelja.

Kennedy pohoi se në dhomën e provës ekipi i Burberry-t qeshte teksa e shihte atë veshje tek ajo. “Kërkova të flisja me dikë për këtë gjë por e vetmja gjë që mund tha ishte të shkruaja një letër për këtë çështje”.

Pas valës së reagimit lidhur me shfaqjen e Burberry-t. marka e njohur lëshoi një deklaratë për të kërkuar falje për debutimin e bluzes në fjalëdhe madje vendosi ta heqë dizajnin nga koleksioni i ri.

Sipas tyre, dizenjuesi u frymëzua nga tematika detare që qëndronte në qendër të këtij koleksioni, pa qenë i vetdijshëm se ishte duke bërë një gabim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat