Rrëfehet balerini: Qava kur u ndanë Albi dhe Klaudia

Mediale Vip

Rrëfehet balerini: Qava kur u ndanë Albi dhe Klaudia

Më: 2 mars 2019 Në ora: 23:38
Albi Nako dhe Klaudia Pepa

Historia e famshme e dashurisë mes koreografit të njohur Albi Nako dhe balerinës së talentuar Klaudia Pepa mori fund para disa vitesh.

Të dy e përjetuan shumë keq ndarjen pasi ishin të dashuruar, por dëshira për të ndjekur karrierën çoi në fund lidhjen e tyre që u kurorëzua edhe në martesë.

Ndarjen e tyre e përjetuan shumë keq edhe miqtë e tyre të afërm.

Një prej tyre ishte balerini i TV Klan Graciano Tagani, i cili vazhdon të konsiderojë Klaudian si një mike të mirë.

Në intervistën për "Mos i fol shoferit" në Ora News, rrëfeu çfarë ndjeu kur ata u ndanë.

Kur Albi me Klaudian u ndanë, unë kam qarë. Qava shumë se Albi më çante veshët (qesh). Ai është prekur shumë dhe Klaudia u stresua shumë. E përjetova sikur të isha ndarë vetë”, shprehet ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat