Kur Dua Lipa ia prezantonte miliona njerëzve trenerkat me shqiponjë

Mediale Vip

Kur Dua Lipa ia prezantonte miliona njerëzve trenerkat me shqiponjë

Më: 3 mars 2019 Në ora: 00:11
Dua Lipa

Dua Lipës vetëm sa po i rriten sukseset. Këngëtarja shqiptare me famë botërore po i bën edhe krenarë bashkëkombasit e saj. Këtë gjë nuk heziton ta shprehë asnjëherë. Ajo çdo herë kujdeset që nëpër mediat botërore të tregojë origjinën e saj e madje edhe ta ilustrojë shqiponjën me duar, simbol që i personifikon gjithë shqiptarët.

Vajza nga Kosova e cila ka mbledhur hiq më pak se 27 milionë njerëz nga  e gjithë bota në Instagram, po në këtë rrjet social kishte postuar edhe një fotografi interesante. Janë trenerkat me shqiponjë që Dua i kishte veshur me rastin e një ndeshjeje futbolli mes Shqipërisë dhe Francës.

Dua kujdeset gjithmonë që edhe me rastin e festave të veçanta kombëtare apo edhe për shënimet e Pavarësisë së shteteve shqiptare, të urojë nga zemra nëpër rrjetet e mbipopulluara të saj.

Ajo shpeshherë i ka treguar botës se si bashkë me familjen  ishin larguar nga Kosova si refugjatë, për të gjetur një jetë më të mirë. Një të ardhme që Britania e Madhe ia siguroi për jetë. Edhe pse tash, pas shumë vitesh, Dua kishte thënë se zgjedh Prishtinën në vend të Londrës.

Image
Image

Kujtojmë që Dua së fundmi fitoi dy çmime të rëndësishme në  Grammy 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat