Flaka Krelani e thotë hapur: Po, kam blerë rroba të përdorura!

Mediale Vip

Flaka Krelani e thotë hapur: Po, kam blerë rroba të përdorura!

Më: 3 mars 2019 Në ora: 16:15
Flaka Krelani

Të blesh rroba të përdorura të njohura ndryshe “second hand clothes” është një realitet që pakkush nga artistët shqiptarë e pranon, e jo më ta thotë hapur.

Flaka Krelani në “E Diell” tregoi që në kohën e “Etheve” së bashku me konkurrentët e tjerë, kishin shkuar në tregun e rrobave të përdorura për të blerë mall firmato dhe me një çmim shumë të leverdisshëm.

“Shkova atje dhe çfarë të shihja, një vend marramendës me veshje firmato, por që janë përdorur 2-3 herë, por që s`ka lidhje se në fund të fundit njerëz jemi dhe ne, duhet të jemi me këmbë në tokë” rrëfen ajo, “dhe bleva disa rroba, një palë çizme të gjata deri tek gjuri që i kam veshur së fundmi në një koncert” pohoi këngëtarja.

Nëse SHBA-të kanë aktoren Sarah Jessica Parker që është e fiksuar pas rrobave të përdorura, tanimë, edhe ne kemi Flaka Krelanin që ‘theu akullin” ndaj këtij paragjykimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat