Xhensila Myrtezaj dhe Pirro Çako sjellin këngën e re ‘Sekreti im’

Mediale Vip

Xhensila Myrtezaj dhe Pirro Çako sjellin këngën e re ‘Sekreti im’

Më: 3 mars 2019 Në ora: 19:41

Këngëtarja e njohur,  Xhensila Myrtezaj vjen me projekt të ri muzikor.

Këngëtarja shqiptare, Xhensila Myrtezaj ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me Pirro Çakon.

‘Sekreti im’, titullohet kënga e tyre e  finalizuar edhe me videoklip, xhirimet e të cilit i ka realizuar në Itali.

Për këtë projekt Xhensila është shprehur se është një nga projektet e saja më të dashura, e që ka punuar mjaft shumë.

Këngën tanimë mund ta gjeni në kanalin zyrtar të këngëtarës në platformën ‘YouTube’.

Projekti pritet të pëlqehet nga publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat