Ja bukuroshja që ia vodhi burrin Kardashianit

Mediale Vip

Ja bukuroshja që ia vodhi burrin Kardashianit

Më: 3 mars 2019 Në ora: 23:16
Jordyn Woods

Publiku e njeh atë më së miri si shoqen e ngushtë të yllit televiziv amerikan, Kylie Jenner. Por, një skandal tradhtie ka bërë që në ditët e fundit emri i Jordyn Woods të zërë vend në faqet rozë të pothuajse të gjitha mediave në botë.

Mediat raportuan se Khloe Kardashian, gjysmëmotër e Kylie Jennerit, i ka dhënë fund lidhjes së saj me basketbollistin e njohur, Tristan Thompson, pasi ky i fundit e ka tradhtuar atë me Jordyn Woodsin.

Khloe Kardashian, 34-vjeçare, e ka akuzuar publikisht Jordyn Woodsin, 21-vjeçare, tashmë ish-shoqe e ngushtë e gjysmëmotrës së saj, se ia ka vjedhur burrin, dhe ia ka prishur lidhjen me Tristan Thompsonin, 27-vjeçar, me të cilin ajo ka një fëmijë.

Por, pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, Khloe Kardashian është tërhequr, duke thënë se është ish-partneri i saj, Tristan Thompson, ai që e ka tradhtuar atë, dhe ai i cili është fajtori për ndarjen e familjes së saj.

Ndërkaq, Jordyn Woods ka dhënë një intervistë pas akuzave për tradhti, duke mohuar gjithçka. Ajo ka pranuar vetëm se është puthur në buzë nga Tristan Thompson, teksa ajo po largohej nga shtëpia e tij, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në një ndejë.

Image
Image

Më poshtë ju sjellim disa prej fotove më seksi të bukuroshes 21-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat