Meghan Fox kritikohet për shkak të pamjes së fëmijëve të saj

Mediale Vip

Meghan Fox kritikohet për shkak të pamjes së fëmijëve të saj

Më: 4 mars 2019 Në ora: 12:17
Meghan Fox

Aktorja e Hollywoodit Meghan Fox është goditur përsëri nga kritikat për shkak të fëmijëve të saj.

Ajo së bashku me bashkëshortin Brian Green ka tre fëmijë, por tërhoqi vëmendjen e publikut kur u shfaq së fundi në një shëtitje me fëmijët e saj.

Në fakt, fëmijët e aktores së njohur, Noah dhe Bodhi u xhiruan në një shëtitje me nënën e tyre dhe të gjithë mund të dallonin imazhin e tyre të pazakontë. Edhe pse ata janë akoma shumë të rinj, aktorja e famshme i lejon të mbajnë flokë të gjatë, por edhe t’i ngjyrosin ato.

“Këta djem kanë nevojë për një prerje flokësh. Si mund të lejojë një djalë 7-vjeçar të lyejë flokët”, ishin vetëm disa nga komentet në fotografinë e aktores.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Meghan merr kritika për shkak të fëmijëve të saj. Shumë kanë akuzuar aktoren për shkak të deklaratave ku ajo thotë se i lejon djemtë e saj të veshin funde sa herë që dëshirojnë.

“Ua lë fëmijëve që të veshin çfarë duan. Ata do të më tregojnë se çfarë janë. Kjo nuk është puna ime. Me të vërtetë mendova se nuk ishte e ligjshme të kritikosh një fëmijë apo nënën për shkak të asaj që fëmija i saj vesh”, kishte deklaruar Meghan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat