Ashton Kutcher shpëton 6.000 fëmijë

Mediale Vip

Ashton Kutcher shpëton 6.000 fëmijë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 12:36
Ashton Kutcher

Aktori amerikan Ashton Kutcher është i njohur si një nga komedianët më të talentuar në mesin e aktorëve.

Sidoqoftë, kur nuk luan, Kutcher është i angazhuar si një humanitar, i cili përmes organizatës së tij jofitimprurëse lufton kundër abuzimit seksual me fëmijët.

Organizata e tij jofitimprurëse identifikoi 5.894 fëmijë, të cilët ishin viktima dhe i shpëtoi 103 prej tyre nga "situatat ku dhuna seksuale u xhirua dhe u shpërnda".

Ashton Kutcher dhe ish-bashkëshortja e tij, Demi Moore, në vitin 2009 formuan organizatën “Thorn: Digital Defenders of Children”, e cila ndihmohet nga të gjitha ekipet e njerëzve, duke filluar nga policia deri tek avokatët, psikologët dhe specialistët e IT-së, transmeton KosovaPress.

“E kam të vështirë të flas për këtë dhe të mos kem emocione. Objektivi ynë është të krijojmë teknologji që do të ndihmojë në luftimin e shfrytëzimit seksual të fëmijëve. Mund të përpiqeni të jeni një superhero që shpëton një person, ose ju mund të krijoni një mjet që i lejon një personi për të shpëtuar shumë njerëz”, tha Kutcher.

Gjatë vitit 2017, aktori dëshmoi në Senat dhe i bëri thirrje Kongresit të ndërmarrë të gjitha masat e mundshme për të parandaluar tmerret që fëmijët dhe gratë kalojnë nëpër të gjithë botën.

“Kam parë një fëmijë me moshë sa fëmija im, të cilin e kishin përdhunuar seksualisht në Kamboxhia. Ajo vajzë ishte shumë e kushtëzuar nga mjedisi i saj dhe e kishin bindur se kinse kjo ishte vetëm një lojë. Unë kam qenë në një lidhje telefonike me ekipin tim, i cili kërkoi ndihmë, pasi ata morën një telefonatë nga zyrtarët të cilët thanë se vajza ishte abuzuar seksualisht dhe se videoja ishte shpërndarë në rrjet, dhe se shërbimet pasi nuk mundën ta gjejnë kryesin e veprës për tri vjet, ata kërkuan ndihmën tonë. Ne jemi linja e fundit e mbrojtjes. Është puna ime dhe do të vazhdoj ta bëj ", tha aktori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat