‘Ke namin që i merr burrat grave’, Isida Mollaymeri i kthen gazetares përgjigje epike

Mediale Vip

‘Ke namin që i merr burrat grave’, Isida Mollaymeri i kthen gazetares përgjigje epike

Më: 4 mars 2019 Në ora: 12:57
Isida Mollaymeri

Jo vetëm sorkalle në skenë me një elegancë të papërshkrueshme por edhe një vajzë shume e hapur me publiku.

Pa rezerva dhe ndryshe nga një pjesë e mirë e bashkëmoshatarëve të saj apo personazheve të njohur, sa herë që është para gazetarëve, Isida Mollaymeri i përgjigjet drejtpërsëdrejti çdo pyetje që i bëhet pa anashkaluar asgjë dhe pa sikletin më të vogël për çdo kureshtje që publiku ka për të.

 E ftuar këtë javë në barin e emisionit “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës, balerina e njohur ka folur në lidhje me jetën profesionale por edhe atë private.

Ka qenë Fatma e cila e ka ngacmuar duke i thënë se njerëzit kanë frikë nga ajo dhe kanë përshtypjen se i merr edhe burrin. Isida është përgjigjur në mënyrën më të bukur:

“Po në fakt kanë shumë frikë e kanë këtë përshtypjen, por unë gjërat e huaja nuk ia marr njerëzve.”

E pyetur nëse ka pasur ndonjë të njohur që e ka paragjykuar në këtë lloj forme balerina e TKOB u shpreh se:

“Nuk më plas çfarë thonë të tjerët dhe nuk më ka plasur asnjëherë”- përfundoi ajo e në fakt ka shumë të drejtë në lidhje me këtë të fundit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat