Pajtesa ekspozon këmbët e gjata seksi

Mediale Vip

Pajtesa ekspozon këmbët e gjata seksi

Më: 4 mars 2019 Në ora: 17:17
Fiona Gllavica

Pajtesa këtë herë vjen shumë ndryshe.

Aktorja shumë e dashur shqiptare ka befasuar me një pozë artistike që ka bërë së fundi.

Fiona Gllavica, e cila është e njohur për publikun për rolin e 'Pajtesës' në serialin 'Çka ka shpija', jo rrallë herë arrin të marrë vëmendjen e fansave.

Ajo po ndiqet e komentohet shumë në rrjetet sociale, për secilin postim që bën, si vetë si me të fejuarin e saj.

Ndërsa këtë herë Fiona ka zgjedhur të vijë ndryshe.

Aktorja ka bërë një fotosesion me fotografin Arton Humolli, ndërsa shihet në një veshje që e shfaqë shumë tërheqëse.

Përshkrimi i fotografisë e cila është vetëm në bardhë e zi thotë: "Jeta është më e mirë në bardhë e zi", ndërsa ajo shfaqet e qeshur.

Duke qenë se ka kohë që nuk e kemi parë të ketë realizuar diçka profesionale sa i përket fotografisë, Fiona e ka rikthyer të gjithë vëmendjen e ndjekësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat