Can Yaman dhe Demet Ozdemir argëtohen duke dëgjuar “Bon Bon” të Era Istrefit

Mediale Vip

Can Yaman dhe Demet Ozdemir argëtohen duke dëgjuar “Bon Bon” të Era Istrefit

Më: 4 mars 2019 Në ora: 17:29
Can Yaman dhe Demet Ozdemir

Can Yaman aktualisht është një ndër aktorët më të përfolur në kinematografinë turke.

Ai po vazhdon të jetë i përfolur për jetën private, konkretisht rreth një romance me Demet Ozdemir.

Në fakt, dyshja janë të njohur për paraqitjen në serialin shumë të njohur, “Erkenci Kus”, ku aktori luan rolin e një fotografi me emër Can gjersa aktorja në rolin e Sanemit.

Çifti duken të pandashëm edhe në pushimet dimërore teksa kanë zgjedhur të pushojnë në vendet turistike turke.

Por, gjatë lëvizjes me ski lift aktorët argëtohen duke e dëgjuar hitin e këngëtares sonë, Era Istrefit, “Bon Bon”.

Dyshja duken më të lumtur se kurrë në krah të njëri-tjetrit teksa tërthorazi konfirmojnë se janë në lidhje.

Ndryshe, Can kohë më parë ka pranuar publikisht se ka prejardhje shqiptare dhe se nuk e ka problem ta konfirmon me krenari. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat