Vajza e këngëtares Safete Mustafa, Elsa Hoti debuton në muzikë me këngën “Me ty”

Mediale Vip

Vajza e këngëtares Safete Mustafa, Elsa Hoti debuton në muzikë me këngën “Me ty”

Më: 4 mars 2019 Në ora: 22:47
Elsa Hoti

“Me ty” është titulli i këngës debutuese të Elsa Hotit në skenën muzikore shqiptare.

Producenti i njohur, Nurteel, qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka realizuar muzikën.

Tekstin e këngës e ka shkruar Ghulo, ndërsa për xhirimin e videoklipit është angazhuar produksioni Asha.

Elsa është vajza e këngëtares së mirënjohur nga Motrat Mustafa, Safetes dhe duke qenë se janë të shumtë këngëtarët që talentin e kanë trashëguar nga prindërit e tyre, pritet që ajo të rezultojë e suksesshme në të ardhmen në skenën muzikore shqiptare.

E frymëzuar nga nëna e saj, ajo dëshiron që ta ndjekë rrugëtimin në muzikë, ndërsa e ka zgjedhur producentin Nurteel që ta realizojë këngën e saj të parë.

Pas incizimit të këngës, këngëtarja vendosi ta shoqëronte edhe me videoklip, kështu që e ka publikuar projektin të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Pritet të shihet se si do të pranohet debutimi i saj në tregun e muzikës shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat