Dalin imazhet! Jonida Maliqi duke xhiruar klipin e “Ktheju tokës”

Mediale Vip

Dalin imazhet! Jonida Maliqi duke xhiruar klipin e “Ktheju tokës”

Më: 5 mars 2019 Në ora: 16:33
Jonida Maliqi

Ka nisur puna për xhirimin e klipit të këngës “Ktheju tokës” që do të prezantojë Shqipërinë në kompeticionin e rëndësishëm të këngës “Eurosong”.

Jonida Maliqi së bashku me grupin e punës ka nisur xhirimet për videon shoqëruese të këngës dhe imazhet gjatë punës në terren janë publikuar në rrjetet sociale.

Jo vetëm kaq por siç ka njoftuar edhe faqja zyrtare e Eurovision Albania, artistja shqiptare ka përfunduar edhe sesioni zyrtar fotografik, i realizuar nga fotografja Edvina Meta dhe që është konceptuar në një mënyrë mjaft të veçantë, bazuar tek mesazhi i këngës “Ktheju tokës”

Vetë Jonida ka publikuar një foto të shkëputur nga klipi ku shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë nude me shpatulla të hapura, i gjatë deri në fund të këmbëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat