“Po vdes”, mesazhi i së motrës që alarmoi Bes Kallakun

Mediale Vip

“Po vdes”, mesazhi i së motrës që alarmoi Bes Kallakun

Më: 5 mars 2019 Në ora: 18:48
Ana Kallaku

E ftuar në “Ftesë në Pesë”, Ana Kallaku ndau detaje dhe situata nga kjo periudhë që është në pritje të ëmbël, duke bërë shpesh krahasimin edhe me shtatzëninë e parë.

Ajo tregoi se dëshiron shumë që edhe këtë herë të realizojë një lindje natyrale, gjithnjë në varësi të gjendjes së saj shëndetësore dhe rekomandimit të mjekëve.

Më tej ajo zbuloi se kur solli në jetë vajzën 4 vjeçare Amlën, preferoi të qëndronte vetëm në sallën e operacionit, pasi nuk ndihej mirë që familjarët ta shihnin në ato momente të sikletshme.

Megjithatë disa mesazhe paniku ia dërgoi të shoqit dhe të vëllait, Besit, si për t’u çliruar pak nga emocionet e lindjes.

“Një mesazh ‘po vdes’ mbaj mend që ia kam dërguar, po kaq. Kjo ka qenë e para dhe e fundit dhe që nuk do të ndodhë më”, tha Ana duke qeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat