Bosi i Topshop përfshihet në skandal, i publikohet video me punonjësen

Mediale Vip

Bosi i Topshop përfshihet në skandal, i publikohet video me punonjësen

Më: 5 mars 2019 Në ora: 21:24
Philip Green

Biznesmeni Philip Green është në qendër të një skandali pasi iu publikua një video duke u puthur në faqe një kolege, e cila iu ishte ulur në prehër.

Bosi i Topshop shihet në video me punojësen, të cilës i reherohet disa herë si ‘çapkëne’. Gruaja e ulur në prehërin e Green mban në dorë një shishe verë.

Ndërsa një burrë ecën në dhomë me telefon, Sir Philip dhe gruaja diskutojnë mbi punën e saj.

Multimiliarderi shihet duke luajtur me flokët e gruas.

Në video Sir Philip dëshohet duke thënë se: “Jam shumë i mërzitur pasi një punonjës po largohet, por do të gjejmë një mënyrë për ta menaxhuar”, ndërkohë tërheq gruan më pranë vetes.

Më pas shtoi: “Çapkënia do kujdeset për mua, në vendin tuaj”, para se ta puthte tri herë në faqe.

Biznesmeni është i martuar me Tina Green dhe kanë dy fëmijë së bashku Chloe dhe Brandon.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat