Kida fotografohet në palestër me aktorin e njohur

Mediale Vip

Kida fotografohet në palestër me aktorin e njohur

Më: 5 mars 2019 Në ora: 23:04
Kida

Kida me shumë stil në palestër.

Përkundër angazhimeve të shumta që ka në karrierën muzikore, ajo nuk lë anash asnjëherë palestrën.

Ajo ka hedhur një fotografi nga palestra teksa shfaqet me aktorin e njohur, Neshë Krasniqi të njohur në rolin e ‘Bambit’ te seriali vendor “O sa mirë”.

“Përshëndetje, tung”, janë fjalët e saj.

Kida së fundmi është larguar nga grupi “On Records” dhe do të vazhdojë të sjellë këngë të reja si artiste e pavarur.

Met Elshani, tashmë ish-menaxheri i Kidës ka treguar në emisionin Sevenbizz se ajo dhe labeli i kanë ndarë rrugët në mënyrë paqësore dhe se do ta mbështesë sa herë ti duhet ndihmë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat