Xhensila Myrtezaj kopjon Angelina Jolie-n në filmin “The Tourist”

Mediale Vip

Xhensila Myrtezaj kopjon Angelina Jolie-n në filmin “The Tourist”

Më: 6 mars 2019 Në ora: 00:00
Xhensila Myrtezaj

Para pak ditësh, Xhensila Myrtezaj publikoi baladën e saj më të re “Sekreti im”, në bashkëpunim me Pirro Çakon. Përpos muzikës, tekstit dhe subjektit të këngës një pjesë e mirë e vëmendjes shkoi tek videoklipi.

Artistët zgjodhën Venecian si vendin ideal për ta përcjellë këngën siç duhet. Veshjet, skenat, pamjet dhe gjithçka tjetër duken të menduara me kujdes. Gjithsesi, duhet vetëm pak përqëndrim për të kuptuar nga janë frymëzuar për videoklipin e realizuar.

Me siguri, klipi i ri i Xhensilës i ka kujtuar të gjithë atyre që e kanë parë, filmin e famshëm  “The Tourist” (2010).

Filmi me protagonistë kryesorë Angelina Jolie dhe Johnny Depp është xhiruar në Venecia dhe në qendër të saj është “një udhëtim romantik i ndërthurur me elementë thrilleri”.

Por ç’kanë kaq shumë të përbashkëta këto dy projekte?! Ajo që bie më shumë në sy janë veshjet e Xhensilës. Si këngëtarja ashtu dhe aktorja shfaqen të veshura me ngjyra bezhë.

Dorashkat që s’mungojë kurrsesi, flokët me shumë volum të kapura pothuajse njësoj dhe qëndrimi i Xhensilës na ktheu pas tek personazhi gjithë elegancë, Elise Clifton-Ward (Angelina Jolie).

 

Skena e bar-it, na bënë të mendojnë edhe më shumë se frymëzimi kryesor i ekipit ka qenë The Tourist!

Një tjetër veshje që e afron edhe më me Jolie-n, është fustani i zi.

Në klip, Xhensila shfaqet në pjesën më të madhe të kohës duke ecur.

Ashtu si tek kënga, edhe në film kjo lëvizje i jep më shumë dinamikë ngjarjes.

Sidoqoftë, si për çdo gjë tjetër, duhet që gjithmonë frymëzimin ta marrësh diku. Pavarësisht ngjashmërive, e trajtuar në formë tjetër, mbetet unike në llojin e saj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat