U shpall miliarderja më e re në botë, Kylie Jenner thotë dy fjalë

Mediale Vip

U shpall miliarderja më e re në botë, Kylie Jenner thotë dy fjalë

Më: 6 mars 2019 Në ora: 10:17
Kylie Jenner

Revista amerika, Forbes e ka zgjedhur Kylie Jenner si miliarderja më e re në botë duke lënë pas themeluesin e Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

Kylie Jenner, 21 vjeçe, më në fund mori titullin të martën nga Forbes pasi zbuloi listën vjetore të miliarderëve.

E pas përzgjedhjes, Kylie ka reaguar me një postim të publikuar në llogarinë e saj, Instagram teksa e falënderon Forbes.

“Faleminderit Forbes”, ka shkruar ajo.

Vlen të ceket se, Jenner ka grumbulluar një vlerë personale prej $1miliard përmes gamës së saj të suksesshme të make-up, Kylie Cosmetics.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat