Rita Ora ndahet nga i dashuri aktor

Mediale Vip

Rita Ora ndahet nga i dashuri aktor

Më: 6 mars 2019 Në ora: 11:01
Rita Ora

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora dhe i dashuri i saj, aktori Andrew Garfield mësohet t’i kenë dhënë fund lidhjes së tyre.

Sipas një mikeshe të përbashkët ata janë të mërzitur për këtë fakt, por e kanë pranuar situatën dhe po vijojnë jetët e tyre.

Miqtë e Ritës janë shprehur se ajo gjatë nëntorit të vitit që lamë pas u kishte folur për njohjen me Garfield dhe se madje ka dashur të ndërrojë dhe numrin në mënyrë që ish-at e saj të mos i shkruanin.

Ora duket shumë e fokusuar tek karriera pasi këto ditë ka publikuar dhe këngën e saj të radhës me titull “Only Want You” dhe gjithashtu vijon turin e saj me koncerte.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat