E ëma feston ditëlindjen, dhurata e Marinës dhe Luanës do t’ju lërë pa fjalë

Mediale Vip

E ëma feston ditëlindjen, dhurata e Marinës dhe Luanës do t’ju lërë pa fjalë

Më: 6 mars 2019 Në ora: 13:47
Luana, Marina dhe familja e tyre

Ditën e djeshme e ëma e dy moderatoreve të njohura Marina dhe Luana Vjollcës festoi ditëlindjen.

Të dy moderatoret publikuan foto dhe video nga darka madhëshotre që ata i kishin përgatitur nënës së tyre.

Jo vetëm kaq por në videot e publikuar nga Marina shihet dhe dhurata madhështore që vajzat i kishin blerë.

Në video shihet një makinë e zezë e mbuluar me një kordele të kuqe ndërkohë që në pamjen tjetër është të gjitha vajzat së bashku me nënën e tyre kanë hypur në makinë dhe kjo e fundit po e ngiste.

’Mbrekullia ,dashuria, jeta ime ju qe me uroni me kaq miresi , dashuri e vleresim ne rrugen time te jetes ,permbledhur je nji torte gjigande ne vrapin e rrugetimit tim dhe me emocion te pa perballueshem ! Tani me thoni Ndalo vrapin, relaksohu e shijo makinen dhuraten me zemeeeer plot!Faleminderit jetat e mia’ janë fjalët që kanë shoqëruar videon ku shihet e ëma e moderatoreve e përlotur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat