Keith Flint iu lut gruas së tij t’i kthehej pak ditë para vdekjes

Mediale Vip

Keith Flint iu lut gruas së tij t’i kthehej pak ditë para vdekjes

Më: 6 mars 2019 Në ora: 14:59
Keith Flint dhe Maymi Kai

Keith Flint thuhet se i kërkoi ish-gruas së tij për t’u kthyer në shtëpi vetëm disa ditë para se të vetëvritej.

Këngëtari kryesor i bendit Prodigy, u nda nga DJ japoneze Maymi Kai, vitin e kaluar por ai thuhet se është përpjekur për t’u pajtuar me të para vdekjes.

Flint u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Essex të cilën dikur e ndau me Mayumin. Anëtarët e grupit të tij zbuluan më vonë se Flint kreu vetëvrasje.

Shtëpia ishte në shitje pasi çifti u nda, por u hoq nga lista kohëve të fundit.

Sipas The Sun, Flint ishte përpjekur të largonte shtëpinë nga shitja pasi po merrej me problemet e tij martesore.

Një burim tha: “Keith gjithmonë shpresonte se mund të kthehej me gruan, i bëri telefonata të ndryshme madje e luti atë”.

“Por, ajo nuk e ndryshoi mendjen dhe këmbënguli që ata të shisnin shtëpinë”.

Mayumi ishte 6 mijë kilometra larg në një koncert në Tokio kur burri i saj prej 12 vjetësh, ia mori jetën vetes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat