Vendoset se kujt do t’i takoi pasuria e aktorit të vdekur

Mediale Vip

Vendoset se kujt do t’i takoi pasuria e aktorit të vdekur

Më: 6 mars 2019 Në ora: 16:43
Luke Perry, Sophie, Jack

Pasuria e aktorit të njohur Luke Perry i cili u nda nga jeta dy ditë më parë do të shkojë për fëmijët e tij Jack 21 vjeç dhe vajzës së tij Sophie 18-vjeç. Ai e kishte vendosur këtë përpara se të vdiste dhe të gjitha të ardhurat i kalojnë dy fëmijëve të tij.

Luke Perry u shua në moshën 52-vjeçare si pasojë e një goditjeje në tru të cilës nuk i ka rezistuar. Prej një jave aktori ka qenë i shtruar në spital në gjendje kome. Sipas “Daily Mail” Familja e tij i ka qendruar pranë gjatë gjithë kësaj kohe duke shpresuar se do të ndodhte një mrekulli.

Vajza e aktorit mbërriti në spital pak orë përpara se babai i saj të ndërronte jetë pasi ndodhej në Afrikë kur Luke mori goditjen fatale në tru. Ajo merret me zhvillimin e komunitetit ndërsa djali i aktorit është një mundës profesionist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat