Shkurte Gashi u befasua me shumë dhurata në ditëlindjen e saj të 35-të

Mediale Vip

Shkurte Gashi u befasua me shumë dhurata në ditëlindjen e saj të 35-të

Më: 7 mars 2019 Në ora: 07:25
Shkurte Gashi

Këngëtarja e njohur Shkurte Gashi festoi të mërkurën ditëlindjen e saj të 35-të.

Me këtë rast, ajo pranoi urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj të shumtë.

Por urimet në rrjetet sociale nuk ishin befasia e saj e vetme, pasi disa nga njerëzit e saj më të afërt kishin menduar që këtë ditë t’ia bëjnë sa më të veçantë.

Image

Këngëtarja Gashi përmes disa imazheve të publikuar në InstaStory, ka bërë të ditur tortën e saj të ditëlindjes, të cilën e ka marrë dhuratë prej një prej mikeve më të mira.

Ndërkohë, më pas ajo ka publikuar një tjetër fotografi, ku shfaqet me një buqetë të madhe me lule që gjithashtu e ka marrë dhuratë.

Shoqet e saj gjithashtu janë kujdesur që qirinjtë e ndezur në tortë të vijnë në momentin e duhur.

Duket se këngëtarja ka kaluar si më së miri në përvjetorin e saj të 35-të. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat