Shqiptarja e famshme Ava Max publikon këngën e re “So am I”

Mediale Vip

Shqiptarja e famshme Ava Max publikon këngën e re “So am I”

Më: 7 mars 2019 Në ora: 20:04

Pas suksesit të padiskutueshëm që pati me projektin e saj muzikor “Sweet but Psycho”, shqiptarja Ava Max ka sjell për fansat këngën e saj më të re.

“So am I” titullohet kënga e saj e re, e cila njëherësh është e para për vitin 2019.

Kënga është ritmike në sensin e baladës, gjersa është realizuar me një klip mjaft të veçantë.

Në videon e re muzikore, këngëtarja me prejardhja nga Shqipëria vjen me një performancë interesante, rrethuar nga shumë protagonistë që janë bërë pjesë e klipit të saj.

Ajo ka publikuar një pjesë të këngës edhe në rrjetin social Instagram, teksa është shprehur në mbishkrimin e saj, se këtë këngë ua dedikon fansave të saj, që ajo i quan “Avatars”.

Amanda Ava Koci është me prejardhje nga Saranda, por e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sweet but Psycho” është kënga më e suksesshme e saj, të cilën ajo e publikoi vitin e kaluar, dhe e ngjiti në majat e top listave britanike dhe amerikane.

Pritet që “So am I” të jetë vazhdimësi e suksesit të vrullshëm që ajo pati me projektin e saj muzikor të parafundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat