Milot Hasangjekaj për rastin në Gjilan: Më duket më shumë si sulm sesa aksident

Mediale Vip

Milot Hasangjekaj për rastin në Gjilan: Më duket më shumë si sulm sesa aksident

Më: 7 mars 2019 Në ora: 20:37
Milot Hasangjekaj

Milot Hasangjekaj ka reaguar pas rastit që ndodhi sot në Gjilan.

Pas rastit që ndodhi sot në qytetin e Gjilanit, ka pasur reagime të shumta të qytetarëve.

Ndër emrat e njohur të estradës ka reaguar edhe Milot Hasangjekaj i cili e ka dhënë mendimin e tij dhe këtë e sheh më shumë si sulm sesa si aksident.

“Mu qekjo ma shume po me duket si SULM se sa Aksident ….”, ka shkruar Miloti pranë videos në Facebook ndërsa për ta sqaruar më shumë se përse mendon kështu lajmi ka kontaktuar me hip-hop artistin për të marrë një prononcim.

“Përceptimi i tille ishte sepse më kujtoj pak a shumë sulmet që kohëve të fundit janë shfaq nëpër disa qytete europiane. Duke mos paragjyku rastin por unë nga shikimi i parë vleresova që ma shumë po duket si sulm se sa aksident për shkak të vendit ku osht bo( qytet) shpejtësisë që është marrë, logjikës së drejtimit i cili ishte direkt dhe jo ndoshta prej instikit që nëse ndodh një gjë e tille të ipet të ndalesh në skajet e rrugës por edhe xhirrimit direkt të ngjarjes. Duke shpresuar që është aksident i pa vullnetshëm iu shpreh ngushllimet familjes së viktimës dhe shërim më të shpejtë të të lënduarve. Kjo nuk është hera e parë qe mjetet në lëvizje me ngarkesa të rënda dalin jashtë kontrollit andaj duhet të jetë prioritet për institucionet gjegjëse”, tha Milot Hasangjekaj.

Image

Kujtojmë se sot në qytetin e Gjilanit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, me ç’rast një kamion ka goditur disa vetura, një traktor dhe një kamion tjetër ku për pasojë një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat