Aktori i humorit rrëfen kaluarën e tij: Isha ndryshe

Mediale Vip

Aktori i humorit rrëfen kaluarën e tij: Isha ndryshe

Më: 8 mars 2019 Në ora: 00:22
Visjan Ukcenaj

Në puntatën e radhës të programit të pasdites ‘Rudina’, nuk mund të lihej jashtë vëmendjes dita e mësuesve. Të ftuar për të folur për eksperiencat dhe kujtimet nga fëmijëria e tyre ishin disa personazhe të njohur të ekranit, ndër ta edhe aktori i humorit Visjan Ukcenaj.

Edhe në këtë rrëfim ndryshe të tij, nuk munguan të qeshurat. Ai zbuloi një ndodhi shumë të veçantë që kujtonte nga vitet kur sapo kishte nisur shkollimin. “Kur isha në fillore unë isha ‘ndryshe’ (në atë kohë bëhet fjalë), sepse shkruaja me dorën e majtë dhe kjo gjë ishte e ndaluar. Sigurisht që mësuesja ishte e detyruar të ma hiqte atë ‘ves’ siç quhej, por zysha ime e fillores asnjëherë nuk më ka bërë të ndihem ndryshe, megjithëse unë kisha detyra ndryshe nga gjithë klasa dhe isha i veçuar. Ky është një kujtim shumë special për mua. Ajo mësuese më ka lënë gjurmë në memorien time”,-u shpreh Visjani.

Më tej ai zbuloi edhe një detaj nga periudha e gjimnazit, në një kohë kur ishte më i rritur, ai pranoi se ishte një ‘djalosh rebel’ i cili shpesh linte orët e mësimit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat