Soni Malaj nuk do të jetë prezent në promovimin e albumit të Tunës

Mediale Vip

Soni Malaj nuk do të jetë prezent në promovimin e albumit të Tunës

Më: 8 mars 2019 Në ora: 10:20
Soni Malaj dhe Tuna

Altuna Sejdiu, e njohur më mirë si Tuna, gjatë ditës së sotme do të nxjerrë në shitje albumin më të ri muzikor.

Shtatë këngë të reja dhe disa bashkëpunime me Armend Rexhepagiqin si dhe Aida Barakun, do të jenë në duar e fansave.

Këngëtarja ka planifikuar një spektakël të vërtetë, ku do të jenë të pranishëm edhe shumë kolegë të këngëtares shkupjane.

Megjithatë, Soni Malaj ka treguar se për arsye shëndetësore nuk do të jetë prezent në ndejën që do të mbahet në Shkup.

“Më vjen shumë keq, që për arsye familjare unë nuk do të jem në këtë event kaq të rëndësishëm për ty dhe ndoshta pak kush e di, qe ti sot, një ditë para eventit, je shumë e sëmurë, por dëshira jote për të realizuar diçka unike, mposht edhe gjendjen jo të mirë shëndetësore. Të uroj shumë suksese dhe e di që do ja dalësh mbanë ashtu siç di ti Tuna Sejdi”, ka shkruar Soni në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, albumi i titulluar “Fortuna” pritet të jetë i gatshëm për publikun në të gjitha platformat digjitale të muzikës gjatë muajit mars. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat