“Last Hurrah” i Bebe Rexhës në pozitën e parë të Spotify

Mediale Vip

“Last Hurrah” i Bebe Rexhës në pozitën e parë të Spotify

Më: 8 mars 2019 Në ora: 12:36
Bebe Rexha

Bebe Rexha kohët e fundit ka publikuar këngën më të re të titulluar “Last Hurrah”.

Këngëtarja shqiptare ka marrë një lëvdata, por edhe kritika për shfaqjet e nxehta të realizuar në video.

Kjo ka bërë që kënga të jetë shumë e përfolur si dhe të dëgjohet shumë prej fansave dhe publikut të gjerë.

Tashmë kënga e bukuroshes shqiptare ka arritur edhe një sukses duke u renditur në pozitën e parë të renditjes së platformës muzikore Spotify.

Kënga e publikuar para dy jave tanimë është shikuar mbi 14 herë në YouTube dhe ka qenë trend në disa vende botërore.

Theksojmë se biondina ishte kritikuar prej babait për paraqitjet e nxehta në video sa që është ndier i turpëruar.

Ndryshe, Bebe është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat