Dafina Zeqiri: Femra është ajo që përkund ardhmërinë e një populli

Mediale Vip

Dafina Zeqiri: Femra është ajo që përkund ardhmërinë e një populli

Më: 9 mars 2019 Në ora: 09:18
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është një prej personazheve më të pëlqyer në rrjetet sociale.

Ajo ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ndërsa nuk mungojnë edhe imazhet provokuese.

Së fundmi, Dafina vendosi që me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, të bëjë një urim të veçantë për të gjitha femrat.

Këngëtarja publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej elegante e veshur me një kostum, ndërsa pozonte pranë mikes së saj, Nita Krasniqi.

Në mbishkrimin e fotografisë, Zeqiri e cilëson femrën si qenien e cila përkund ardhmërinë e një populli.

“Femra është ajo që përkund ardhmërinë e një populli, urime 8 Marsi dita e gruas, çdo Mbretëreshë ka madhështinë e saj, por madhështia e gruas është mbi të gjitha mbretëresha e botës”, ka shkruar Dafina Zeqiri në Instagram, teksa ka përfituar nga rasti për t’i uruar të gjitha femrat për këtë festë.

Përndryshe, ajo ditë më parë ka publikuar këngën e saj më të fundit “A e man n’men”, e cila është pritur mirë nga adhuruesit e muzikës saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat