Aktorja e njohur turke flet për herë të parë në lidhje me divorcin e saj

Mediale Vip

Aktorja e njohur turke flet për herë të parë në lidhje me divorcin e saj

Më: 9 mars 2019 Në ora: 15:21
Beren Saat

Sipas raportimeve të fundit në mediat turke, aktorja e njohur Beren Saat ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj Kenan Dogulu.

Nga lajmet që qarkullojnë bëhet me dije, se tashmë vendimi është drejt finalizimit megjithëse, bashkëshorti i aktores së njohur është përpjekur ta shpëtojë martesën.

Përpara tre ditësh, aktorja ka festuar ditëlindjen e saj të 35-të dhe me anë të një statusi të publikuar në ‘Instagram’ ngriti më shumë dyshimet se gjërat nuk po shkojnë mirë.  

Image

Ajo nuk përmendte bashkëshortin dhe as nuk e ndjekin më njëri tjetrin madje dhe fotot me bashkëshortin e saj aktorja i ka fshirë.

Por së fundmi ajo është parë e vetme në rrugët e Kuruçeme, Stamboll.

Image

Ajo mësohet se është pyetur nga mediat nëse çifti ka vendosur të divorcohet. “Më jepni pak kohë, më lini të mendohem”, raportohet se ka qenë përgjigja e saj sipas mediave vendase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat