Maradona nuk ndalet më: ka edhe 3 fëmijë të tjerë në Kubë

Mediale Vip

Maradona nuk ndalet më: ka edhe 3 fëmijë të tjerë në Kubë

Më: 9 mars 2019 Në ora: 18:20
Maradona

Shumë shpejt mund të ketë një skuadër futbolli, të gjithë të vetën. Skuadër futbolli me fëmijët e tij kudo që ndodhen.

Lajmi i fundit që ka të bëjë me këtë gjë është se: ish-futbollisti i famshëm nuk ka 5 fëmijë, por 8.

Një gjë të tillë e ka thënë avokati i tij Matias Morla, i cili ka rrëfyer në një television argjentinas se si “Pibe de Oro” ka edhe 3 fëmijë të tjerë nga dy gra të ndryshme në Kubë, gjatë qëndrimeve të tij të gjata në ishull, pas ndarjes nga Claudia Villafane, qëndrime të cilat shpesh ndaheshin me diktatorin Fidel Castro.

Morla ka thënë se një nga fëmijët deri tani të panjohur, është 18 vjeç dhe shpejt do njihet me babain e tij, trajneri actual i ‘Dorados de Sinaloa’.

“Gjithçka do sistemohet shumë shpejt. Maradona do të shkojë në Kubë për të bërë testet e AND-së, por gjithçka duket në rregull. Diego dëgjohet rregullisht me të gjithë fëmijët prej kohësh tashmë dhe ka ndër mend të marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë që i takojnë.”

Deri më tani, fëmijë ‘zyrtarë’ të Maradonës janë 5: Dalma dhe Giannina, nga martesa me Claudia Villafane (Giannina e ka bërë gjysh me Benjamin, kur ishte e martuar me El Kun Aguero).

Diego Armando Junior lindur nga marrëdhënia me Cristiana Sinagra (edhe Diego junior ka një fëmijë, i quajtur Diego Matias).

Jana, e bija e Valeria Sabalain dhe e njohur nga i ati në 2007-ën dhe në fund Diego Fernando, i cili erdhi nga marrëdhënia me Ojeda.

Pikërisht Giannina, vajza e dytë, ka gjetur mënyrën për të komentuar në mënyrë sa ironike, edhe të zemëruar lajmin për tre vëllezër të tjerë.

Ajo postoi në profiling e saj në Instagram një karikaturë dhe këtë frazë, drejtuar të atit: “Na mungonin vetëm 3 për të bërë një skuadër me 11. Ti mund ta bësh.”

Një mënyrë ‘e sjellshme’ për t’i tërhequr vërejtje prindit, edhe pse në një intervistë, gjeti mënyrën për ta ‘rritur pak dozën’ duke thënë: “Nuk më habit më asgjë. Kam mësuar se nuk duhet të diskutoj më me askënd  dhe të mos i besoj askujt.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat