Noizy bën blerjen e “çmendur” të radhës

Mediale Vip

Noizy bën blerjen e “çmendur” të radhës

Më: 9 mars 2019 Në ora: 23:08
Noizy

Reperi i famshëm, Noizy njihet tashmë për jetën e tij luksoze, pas suksesit të madh që ka hasur në muzikë. ”Fiksimi” më i madh i këngëtarit kanë qenë gjithmonë makinat, të cilat ai i ka publikuar herë pas here në ‘Instagram’ dhe kanë qenë të ngjyrave dhe markave të ndryshme.

Së fundmi Noizy ka ndarë me të gjithë ndjekësit, blerjen e tij më të fundit, e cila siç duket nga foto është një tjetër makinë ‘Ferrari’.

“Mirë ja çfarë kemi këtu”, ka shkruar Rigelsi mbi foton e makinës.

Image

Menjëherë pas këtij postimi, fansat e këngëtarit kanë nxituar ta urojnë për blerjen e tij më të fundit, e cila duhet theksuar se është mjaft e kushtueshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat