Muzikanti arrestohet për sjellje të çuditshme nëpër shtëpi tërësisht lakuriq

Mediale Vip

Muzikanti arrestohet për sjellje të çuditshme nëpër shtëpi tërësisht lakuriq

Më: 10 mars 2019 Në ora: 11:11
Pamje nga videoja

Anëtari i një grupi simfonie në Kaliforni u arrestua në San Hoze nën akuza të shumta për shkeljen e ligjit dhe vjedhje.

Mark Veregge ka qenë anëtar i grupit të simfonisë së Kalifornisë që nga viti 1987 dhe ka shërbyer si perkusionisti kryesor që nga viti 1989.

Veregge gjithashtu ka performuar në shumë orkestra të tjera lokale dhe ka punuar në Stanford si ligjërues në departamentin e muzikës deri në korrik 2017.

Hetuesit thonë se midis 5 dhe 15 marsit, Veregge ka kryer disa veprime të ekspozimit të pahijshëm.

Në dy incidente, hetuesit thonë se ai është kapur nga kamerat e mbikëqyrjes duke ecur i zhveshur natën në një shtëpi. Në të dyja rastet, i dyshuari trokiti në derë, shikoi përmes një dritareje dhe më pas u largua nga skena.

Herën e tretë, Veregge u kap në kamera i veshur me një fustan teksa iu afrua një shtëpie. Mësohet se ai trokiti në derën e përparme, e ekspozoi veten dhe më pas u largua nga skena. Kjo nuk është hera e parë që Veregge përfshihet në telashe.

Policia thotë se ai kishte një rast të ngjashëm në 2017. Sipas të dhënave të gjykatës, Veregge nuk pranoi asnjë akuzë në gusht të atij viti dhe u dënua me tre vjet në provë gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat