“Ktheju tokës”, Jonida Maliqi publikon videoklipin e këngës që përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion

Mediale Vip

“Ktheju tokës”, Jonida Maliqi publikon videoklipin e këngës që përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion

Më: 11 mars 2019 Në ora: 09:29
Jonida Maliqi

Është publikuar videoklipi i këngës që do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në Eurovizion, i organizuar në Izrael.

Klipi i këngës së Jonida Maliqit me titull “Ktheju tokës” është publikuar në ‘youtube’ disa orë më parë.

Ajo shfaqet e veshur me një fustan të stiluar nga Ardi Asllani, ndërsa kënga trajton temën e emigracionit të shqiptarëve.

Jonida Maliqi pritet të këndojë në pjesën e dytë të natës së dytë gjysmëfinale, në datën 16 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat