Përjetësisht me këngën

Mediale Vip

Përjetësisht me këngën

Më: 11 mars 2019 Në ora: 12:07
Lumnije Menxhiqi

 

‘Dashuri e përjetshme’ mban titullin kënga më e re e këngëtares Lumnije Menxhiqi e kompozuar nga Medi Mengjiqi, me tekst të Irda Pangos dhe aranzhman të Riza Dolakut.

Kohë më parë këngëtarja Lumnije Menxhiqi ishte rikthyer suksesshëm me dy këngë të saja pas një heshtje të gjatë. Ajo ka shumë vite që jeton në Belgjikë. Para se të vendosej atje me familjen e saj, ku ende jeton, kishte krijuar karier të mirë prej këngëtareje në Kosovë dhe kishte të gjitha predispoztat që të arrinte kulmin në këtë profesion.

Por shumë gjëra ndryshuan për të keq në Kosovë dhe Lumja si shumë të tjerë në ato rrethana u largua dhe u vendos në Belgjikë. Por si duket përkushtimi i saj për këngën, prirja për këndim dhe dashura në përgjithësi për muzikën e ka bërë që Lumja të mos ndalet. Ajo këto ditë erdhi përsëri me një këngë të re, me një baladë të interpretuar shkëlqyeshëm, përcjell gjithashtu me një videoklip të punuar me shije. Kënga quhet ‘Dashuri e përjetshme’ kompozuar nga Mendi Mengjiqi, aranzhmanin për këtë këngë e bëri Riza Dolaku, kurse teksitn e ka shkruar Irida Pango. Tashmë pas tri këngëve të bëra brenda një kohe jo shumë të gjatë, Lumnije Menxhiqi po futet në rrethin e këngëtareve që nuk mund të tipizohet vetëm si këngëtare që herë pas herë rikthehet në botën e muzikës.

Ajo tashmë po bëhet pjesë aktive dhe kreative e muzikës në Kosovë dhe për më shumë të një zhanri i cili edhe fal interretimit të saj të shkëlqyeshëm dëgjohet me kënaqësi. Nëse është për të vlerësuar nga reagimet e para kjo këngë do të mbetet gjatë në kërkesat dhe dëshirat e fansave që duan cilësi interpretimi dhe magji kompozimi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat