Rezultatet e para të autopsisë, Keith Flint kreu vetëvrasje duke u varë

Mediale Vip

Rezultatet e para të autopsisë, Keith Flint kreu vetëvrasje duke u varë

Më: 11 mars 2019 Në ora: 17:47
Keith Flint

Autopsia tregoi se Keith Flint, i cili u gjet i vdekur më 4 mars në shtëpinë e tij në North End, Essex, ka kryer vetëvrasje duke u varur.

Siç po raporton CNN, shkaktari i përkohshëm i vdekjes së këngëtarit 49-vjeçar është vetëvarja ndërsa rezultatet toksikologjike do të publikohen deri më 23 korrik.

Se frontmeni i grupit “The Prodigy” bëri vetëvrasje u konfirmua edhe nga kolegu Liam Howlett.

“Lajmi është i vërtetë. Unë nuk mund të besoj se jam duke e thënë këtë, por vëllai ynë Keith ia mori jetën vetes gjatë fundjavës. Jam i tronditur, i zemëruar dhe i hutuar. Pusho në paqe, Keith”, kishte shkruar Howlett në rrjetet sociale.

Flint fitoi popullaritetin në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, në saje të paraqitjeve energjike dhe pamjes së çuditshme.

Grupi është i njohur edhe për këngët që u shndërruar në hite, duke përfshirë “Firestarter”, “Breathe” dhe “Smack My Bitch Up”.

Bendi që është dashur të shkojë në një turne në SHBA, ka publikuar albumin më të ri në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe kohët e fundit ka pasur një turne në Australi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat