Meghan Markle ka një dëshirë për fëmijën e saj

Mediale Vip

Meghan Markle ka një dëshirë për fëmijën e saj

Më: 12 mars 2019 Në ora: 00:46
Meghan Markle dhe Princ Harry

Të premten që lamë pas dukesha Meghan Markle dhe bashkëshorti i saj Princ Harry morën pjesë në një event, i cili kishte në fokus ditën ndërkombëtare të gruas.

Gjatë fjalimit të saj Meghan theksoi se të jesh feminist nuk është diçka që i përket vetëm grave, edhe meshkujt duhet të jenë të tillë.

Për këtë arsye ajo vijoi duke thënë se ishte mjaft e lumtur që bashkëshorti i saj ishte një feminist dhe uronte që edhe fëmija i tyre të ishte i tillë.

Pritet që në pak javë Meghan të sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë, që sipas mediave mendohet se është djalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat