A do bëhet bashkëpunimi mes këngëtareve shqiptare? Rita Ora flet për herë të parë: Ky do të ishte moment…

Mediale Vip

A do bëhet bashkëpunimi mes këngëtareve shqiptare? Rita Ora flet për herë të parë: Ky do të ishte moment…

Më: 12 mars 2019 Në ora: 16:20
Rita, Dua, Bebe dhe Ava

Pak kohë më parë, këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha bëri një ftesë për tri vajzat e tjera të njohura shqiptare për të bashkëpunuar, dhe të gjithë neve na pëlqeu kjo ide.

Rita Ora, Dua Lipa dhe Ava Max ishin dakord për një bashkëpunim mes tyre. Por që pas atij statusi dhe përgjigjeve që dhanë tri këngëtaret, askush nuk foli për të dhe u duk sikur u harrua.

Së fundmi Rita ka dhënë një intervistë për radion filipinase “MYX”, ku u shpreh rreth këtij bashkëpunimi me artistet shqiptare.

“Nuk kemi filluar ende me bashkëpunimin, por mendoj se do të ishte super fantastike, sepse jemi të gjitha shqiptare dhe ky do të ishte moment magjik për Shqipërinë”, ka thënë Ora.

Ndërkohë gjatë kësaj interviste ajo ka folur edhe për Bebën, të cilën siç e dimë e ka shumë shoqe.

“Ajo është shqiptare si unë, kështu që kam pak kohë që e njoh dhe mendoj

Ndërsa përsa i përket bashkëpunimit, nëse do të realizohet, mbetet për t’u parë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat