J.Lo publikon momentin e propozimit të fejesës nga i dashuri

Mediale Vip

J.Lo publikon momentin e propozimit të fejesës nga i dashuri

Më: 12 mars 2019 Në ora: 19:03
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Ai i propozoi – dhe ajo tha po!

Tre ditë pasi Alex Rodriguez i propozoi martesë të dashurës së tij, Jennifer Lopez publikoi fotografitë e momentit romantik në një plazh në Bahamas, në Instagram.

Këngëtarja ishte e veshur me të bardha ndërkaq Alex e theu bardhësinë me një bluzë ngjyrë gri.

 

3.9.19✨♥️

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

J.Lo, publikoi fotot në Instagram duke cekur vetëm datën e fejesë.

Edhe Rodriguez foli për fejesën duke thënë: “Nuk ka shumë fjalë për të ndarë, vetëm ndjenja. Mirënjohje dhe vetëm gëzim”, shkroi ai nën foton ku shihet teksa puth në ballë të dashurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat