Afërdita Dreshaj me bashkëshortin blejnë shtëpi të re

Mediale Vip

Afërdita Dreshaj me bashkëshortin blejnë shtëpi të re

Më: 12 mars 2019 Në ora: 22:54
Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl

Modelja e njohur Afërdita Dreshaj, tash e një vit është martuar me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl.

Çifti po shijojnë më së miri martesën, teksa duket se së fundmi kanë vendosur që ta gëzojnë veten me shtëpi të re.

Këtë e ka bërë të ditur vet Afërdita, teksa ka hedhur në InstaStory një fotografi, ku shfaq çelësat e shtëpisë së re në dorën e saj.

“Po! Ne kemi shtëpi të re”, ka këngëtarja dhe modelja në mbishkrimin e fotografisë.

Çifti përndryshe jetojnë së bashku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjersa vijnë shpesh në Shqipëri dhe Çeki, për të vizituar familjarët e tyre. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat